-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

VV përmes Baraliut synon politizimin e institucioneve të pavarura (Dokument)

Më të lexuarat

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosjes përmes komisioneve parlamentare po synojnë t’i marrin me militantë partiak institucionet e pavarura të shtetit siç është Gjykata Kushtetuese, Avokati i Popullit dhe Instituti Gjyqësor i Kosovës.

Këtë më së miri e tregon rasti i Mazllum Baraliut, i cili është propozuar si kandidat për Avokat të Popullit, gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese dhe anëtar i Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Mazllum Baraliu është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në zgjedhjet e kaluar parlamentare ka qenë kandidat për deputet nga kjo Lëvizje.

Indeksonline e ka siguruar rekomandimin e Komisionit parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete… të datës 9 mars, ku Baraliu propozohet nga bashkëpartiakja e tij, kryetarja e këtij komisioni, Albulena Haxhiu për anëtar të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Ndërkaq, nesër në rend dite të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës është zgjedhja e Avokatit të Popullit ku Mazllum Baraliu garon me Veton Vulën, i cili ka marrë së shumti pikë në Komisionin për të Drejtat e Njeriut (88 pikë), Shqipe Ibraj-Mala dhe Suzan Novobërdaliu.

Po ashtu nesër do hidhet në votim edhe propozimi për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës, e që sërish është Mazllum Baraliu, si dhe do të shqyrtohet rekomandimi i Komisionit të posaçëm për zgjedhjen e një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese, ku Baraliu është në mesin e tetë kandidatëve. /indeksonline/.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit