0.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Agani e Schonberger pajtohen për bashkëpunim

Më të lexuarat

Ministrit i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur në një takim përfaqësuesin e Bankës Botërore Steven N. Schonberger, si Menaxher i Sektorit për Ujë dhe Bujqësi për rajonin e Evropës, Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Në këtë takim u bisedua për mundësinë e bashkërenditjes së aktiviteteve për mbrojtjen, menaxhimin dhe përdorimin efikas social dhe ekonomik të ujrave në Kosovë.
 
Themelimi i Autoritetit të Pellgjeve Lumore të Kosovës, vazhdimi i pjesës jugore të projektit Ibër Lepenci, u veçuan si ide të cilat BB-ja dhe MMPH-ja do të jenë të fokusuara gjatë periudhës së ardhshme.
 
Në këtë takim ministri Agani, falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore, për kontributin e tyre për Kosovën gjatë kësaj periudhe të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës në rrafshin e zhvillimit ekonomik dhe në përkrahjen e dhënë në ngritjen e kapaciteteve humane të Institucioneve të Republikës së Kosovës.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit