Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se kishte kryer ceremoni të faljes në xhami në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Sipas policisë i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt,
“Pas pranimit te informatës se në xhaminë e fshatit është mbajtur ceremonia e namazit të drekës ku i dyshuari mashkull kosovar nuk ka respektuar masat e ndërmarra për mbrojtje nga epidemia. I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.