Policia e Maqedonisë ka njoftuar se dje ora 10 në burgun e Idrizovës është gjetur i vdekur personi me iniciale S.P. në moshë 72 vjeçare. ai është gjetur pa jetë në qelinë ku ka vuajtur dënimin.
Bëhet fjalë për të moshuar nga Shkupi, kurse në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune.
Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar nëj ekip policor, kurse është njoftuar edhe Prokurori publik me urdhër të cilit trupi pa jetë është dorëzuar për obduksion.