Dita e hënë do të vijoj me mot të vranët dhe vende–vende me riga lokale shiu.
Gjatë ditës parashihet të ketë intervale me diell.
Nga dita e martë dhe tutje, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe ngritje të temperaturave.
“Kjo situatë e mirë e motit do të na shoqëroj gjatë gjithë javës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-20 gradë Celsius. Indeksi UV nga dita e martë do të jetë i lartë. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës përcjell Klan Kosova.