#Rri_në_shtëpi
1. Izoloni veten nga lajmet në lidhje me Virus Corona. Gjithçka që duhet të dini, tani ju e dini atë.
2. Mos kërkoni numrin e të vdekurve, pasi kjo nuk është një ndeshje futbolli për të njohur rezultatin përfundimtar. Shmangni atë.
3. Mos kërkoni informacion shtesë në internet, pasi kjo do të dobësojë gjendjen tuaj mendore.
4. Shmangni dërgimin e mesazheve të frikshme dhe zhgënjyese, pasi disa njerëz nuk kanë të njëjtën forcë mendore që keni ju, andaj në vend që t’i ndihmoni ata, ju do të aktivizoni sëmundjet tek ta, siç është depresioni.
5. Dëgjoni me vëmendje Kur’anin Fisnik në shtëpi.
6. Kërkoni lojëra për të argëtuar fëmijët, bisedoni me ta, tregoni atyre histori.
7. Mbani disiplinën në shtëpi, lani duart shpesh, mos dilni nëse nuk është absolutisht e nevojshme.
8. Humori juaj pozitive do të ndihmojë në mbrojtjen e sistemit tuaj imunitar, ndërsa mendimet negative janë treguar se dobësojnë sistemin tuaj imunitar dhe e bëjnë atë të paaftë për të luftuar viruset.
9. Më e rëndësishmja nga të gjitha këto është se ju duhet të besoni me bindje të thellë se kjo epidemi do të kalojë dhe se jeta do të vazhdojë.
Jini pozitiv … jeni të sigurt .. E huazuar