-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Eurodeputetja Von Cramon i reagon ambasadorit Kosnett: Si mund të jeni i kënaqur të shihni rënien e një qeverie në kohë të pandemisë me coronavirus?!

Më të lexuarat

Raportuesja në Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, ka shkruar rreth situatës politike në Kosovë, duke i reaguar edhe ambasadorit amerikan në Kosovë, Philip Kosnett pas deklaratës se është i kënaqur për mbajtjen e seancës për mocionin.

Eurodeputetja gjermane pyet se si mundet ambasadori Kosnett të jenë i kënaqur me rënien e një qeverie funksionale në kohë pandemie.

Viola von Cramon-Taubadel shprehet se i vjen keq për qytetarët e Kosovës, duke thënë se nuk e meritojnë këtë.

“Një autogol i SHBA-së në Kosovë me një dimension historik… Si mundeni ju, ambasador, të jeni të kënaqur të shihni rënien e një qeverie funksionale gjatë pandemisë me koronavirusin? E pabesueshme. E papërgjegjshme. Ndihem shumë keq për qytetarët e Kosovës. Ata s’e meritojnë këtë”, ka shkruar ajo në Twitter.

Ndryshe, mbrëmë ambasadori amerikan, Philip Kosnett kishte shkruar në Twitter se është i kënaqur që Kuvendi mban seancën për mocionin e mosbesimit.

“Jam i kënaqur të shoh që Kuvendi do të mbajë nesër seancën për votimin e mocionit. Siç i kam thënë kryeministrit sot, është e rëndësishme që Kuvendi dhe të gjitha institucionet e Kosovës të respektojnë Kushtetutën”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Sot, Kuvendi i Kosovës, nga ora 11:00 do të mbajë seancë ku në rend dite do të jetë mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit