Me qëllim të informimit të drejtë, Kryesia e BIK-së njofton opinionin e gjerë dhe besimtarët e saj se Dr. Shefqet Krasniqit nuk i është ndërprerë marrëdhënia e punës në BIK. Pra, ai vazhdon të jetë profesor i rregullt në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, aty ku edhe ka qenë më parë.
Ndërsa, për sqarim, e ritheksojmë se Këshilli i Bashkësisë Islame i Prishtinës të njëjtit ia ka ndërprerë kontratën e punës me honorar si ligjërues në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Vendimi i Këshilli të BI-së së Prishtinës është në përputhje të plotë me të gjitha aktet normative në fuqi.
Prandaj, ftojmë besimtarët tanë që mos të bien pre e spekulimeve dhe manipulimeve që janë duke qarkulluar këto ditë nëpër qarqe të ndryshme përmes rrjeteve sociale se gjoja BIK ka përjashtuar nga puna Shefqet Krasniqin./bislame/kohaislame