3.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Siri: Sulm nga forcat e Asadit në Dera, 7 të vdekur

Më të lexuarat

Nga sulmi me raketa të ndërmarrë në rajonin Dera nga forcat e regjimit në Siri kanë humbur jetën 7 persona mes tyre dhe fëmijë dhe gjithashtu u plagosen shumë të tjerë, raporton (AA).
 
Sipas informacioneve nga burime lokale, mësohet se si pasojë e goditjes së një ndërtese nga një raketë të lëshuar nga forcat e regjimit në rajonin Inhal në veri të Dera humbën jetën 7 persona.
 
Imaz ez-Zajed, një nga aktivistët e opozitës siriane në një deklaratë për gazetarin e AA theksoi se të plagosurit janë dërguar në spitalet e rajonit. Bëhet e ditur se në spitalin e rajonit Inhal kanë mbërritur mbi 15 të plagosur, ku shumica e tyre janë fëmijë dhe disa të plagosur ndodhen në gjendje të rëndë.
 
Zajed gjithashtu ka theksuar se pas sulmit me raketë forcat e regjimit kanë sulmuar përsëri banorët e zonës të cilët kërkonin të afërmit e tyre nëpër rrënoja, ndërsa nuk ka dhënë detaje nëse ka patur të vrarë të tjerë apo të plagosur./AA/kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit