3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Prifti suedez pranon islamin

Më të lexuarat

Prifti suedez, 76-vjeçari Leif Skjetne, i cili ka ushtruar detyrën e priftit për 30 vite në qytetin Jönköping të Suedisë njoftoi se është konvertuar në musliman, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë për gazetën suedeze “Dagens”, ai ka deklaruar: “Dy vite më parë u vendosa në Marok dhe ndryshova emrin në Ahmet. Ndërsa muajin e kaluar vendosa të bëhem musliman”.

Ai tha se i ka paraqitur dorëheqjen Unionit të Kishës Suedeze. Skjetne thekson se në vitin 2015 në Suedi mori përsipër kujdesin e një refugjati maroken të moshën 18-vjeç dhe se jeta e tij ndryshoi bashkë me atë.

“Refugjati maroken u deportua në vitin 2018 dhe unë vendosa të shkoj pas tij duke u vendosur në Marok. Fillimisht nuk kisha menduar të bëhesha musliman. Emrin e ndryshova në Ahmet për arsye se vendosa të banoj në Marok. Ndërsa dy vite pasi ndryshova emrin vendosa të bëhem musliman”, tha ai.

Skjetne bëri të ditur se ka shitur të gjithë pronën dhe pasuritë që ka në Suedi dhe se pjesën tjetër të mbetur të jetës do ta kalojë në Marok.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit