-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Futbollisti amerikan Easley përqafoi fenë Islame

Më të lexuarat

Futbollist amerikan, Dominique Easley ka shpallur në rrjetet sociale para disa ditëve se ka përqafuar fenë Islame, për këtë është përshëndetur, uruar, lavdëruar me mesazhe të përkrahjes nga tifozët e tij të shumtë.
 
 
Shumë gjëra ndodhën në jetën time, unë kam qenë i humbur për 22 vjet. Sot unë kam gjetur udhëzimin tim për në Xhennet. Allahu Ekber”, kështu shkroi Dominique Easley në Twitter.   
 
Lojtar i klubit New England Patriots njoftoi vendimin e tij në Twitter, ditën e  xhuma, të premtën, më 13 mars 2015, duke u përshëndetur, uruar me një valë lavdërimesh në mediat sociale. 
 
Postimi i tij  në Twitter është lexuar shumë, është pëlqyer dhe është komentuar nga qindra, mijëra lexues.
 
Dominique Easley, Elhamdullilah! Allahu ju zbukuroftë këtë udhëtim, uroj që Ai të ju shton bekimet në jetën tuaj dhe t’ju dhurojë  Xhennetin, kështu shkroi e uroi njëri prej komentuesve për Esaley-in.   Gjithë respektin tim, vëllai im! Allahu ju bekoftë insha’Allah!,  shkroi një tjetër.
 
Futbollisti që luan si mbrojtës për klubin  New England Patriots për përqafimin e fesë Islame në Instagram ka marrë më shumë se 1200 pëlqime dhe dhjetra komente inkurajuese.
 
Ai  ka postuar një foto me tre burra të veshur si muslimanë në një xhami.
 
Mirë se vini në Islam, Elhamdulillah …, ka shkruar një përdorues i Instagram-it.

Dominique Easley.

 
 
Selam Alejkum, Allahu e pranoftë atë nga ju dhe Ai ka mundësi t’ju mbajë të palëkundur, ka shkruar një tjetër.
 
Lutje për ju nga vëllezërit dhe motrat tuaja.
 
Urime për gjetjen e paqes tuaj, dhe mirëseardhje tek një familje shumë e madhe, me shumë dashuri dhe lutje për ty, ka shkruar një tifoz i tij.
 
I lindur në muajin prill të vitit 1992, Easley ka nënshkruar një kontratë me afat katër-vjeçar me klubin New England Patriots në vitin 2014. Kontrata besohet të jetë me vlerë  prej 7.300.000 $.(Dollar).
 
Muslimanët në Amerikë vlerësohet se janë në mes 8-10.000.000.
 
Një studim amerikan ka zbuluar se shumica e amerikanëve dinë shumë pak për muslimanët dhe besimin e tyre.
 
Një sondazh i Gallup-it zbuloi, gjithashtu, se shumica e muslimanëve amerikanë janë patriot dhe janë besnik ndaj vendit të tyre, janë optimistë për të ardhmen e tyre.
 
Një sondazh i bërë nga Economist / YouGov, zbuloi  se shumica e  amerikanëve besojnë se muslimanët amerikanë janë viktima të diskriminimit në mes të sulmeve të fundit ndaj komunitetit.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit