Ka ndërruar jetë Fata Alispahiç, një heroinë e luftës në Bosnje për të cilën dihet pak.
Nga serbët asaj iu shfarros pothuajse e gjithë familja, e pjesën tjetër të jetës ajo e kaloi duke rritur nipër e mbesa jetimë.
Fata-s iu vranë dy vëllezërit, Rashid dhe Senahid. Iu vra më pas bashkëshorti Hamdi, si dhe tre djemtë: Enveri Mirzet dhe Mirsad. Këta dy të fundit ishin në moshë fëminore dhe binjakë. Ndërsa djali Enveri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë.
Në përpjekje për të siguruar ushqim për fëmijët, u vra dhe gruaja e Enverit. Që ahere Fata kujdesej për dy jetimët dhe vitet i kaloi duke i rritur ata. /tesheshi.com/