-1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Bujku që fiton më shumë se presidentja e kryeparlamentari

Më të lexuarat

Ka një jetë mbi mesataren në Kosovë dhe të ardhurat e tij janë të mëdha. Është ky Imri Pestisha, banor i fshatit Sinidoll të kryeqytetit.
35-vjeçari shquhet në fshat si bujk punëtor. Ai në fermën e tij ka mbi 20 krerë lopë, nga të cilat në muaj fiton rreth 1,700 euro.

Imriu deklaron se puna që bën ia qetëson nervat dhe ndonjëherë fiton më shumë se presidentja, kryeparlamentari e kryetari i Komunës.
Bujku kujdeset që asgjë të mos i humb dhe shet edhe plehun e kafshëve, që përdoret në ara.

Ai thotë se për çdo ditë punon nga 10 orë.

Pestisha nuk blen asgjë të cilën mund ta prodhojë vetë. Ai, në pak tokë që ka, mbjell tërshërë, që t’i ushqejë kafshët.

Të gjitha këto bujku thotë se i bën vetë dhe me pak ndihmë nga shteti. Sipas tij, subvencionet janë të vogla, nëse krahasohen me shtetet fqinje e në veçanti me Serbinë.
I bindur të vazhdojë punën që e do, nëse ndonjëherë vendos t’i shesë, ai për to do të marrë më shumë se 50 mijë euro.koha./kohaislame
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit