0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pastroni zorrët me ndihmën e këtyre frutave

Më të lexuarat

Nëse jeni admirues i pemëve, atëherë është mirë të dini se cilat fruta janë të mira për detoksikimin e zorrës së trashë. Ekzistojnë edhe ushqimet si spinaqi, bronkolit, qepa, peshku, panxhari, lakra, dhe të ngjashme që mbrojnë shëndetin tuaj.
Boronicat
Këto fruta mali përmbajnë aspirinë, e cila lehtëson efektet e dëmtimit të indeve pas pezmatimeve kronike. Po ashtu boronica vepron si antibiotik dhe pengon infeksionet bakteriale në traktin urinar.

Dredhëzat
Dredhëzat janë të domosdoshme për të pastruar organizmin. Ato janë të pasurame fibra dhe vitamina tjera të shëndetshme, andaj duke konsumuar dredhëza ju do të mund të pastroni dhe detoksikoni zorrët në mënyrë “të shijshme”.

Avokado
Avokado është e pasur me acide yndyrore omega-3, të cilat i pastrojnë zorrët dhe pengojnë problemet e tretjes. Acidet omega-3 të saj shërbejnë si lubrifikues për murrin e zorrëve. Të gjitha grimcat e mbetura dhe toksinat ngjiten për to dhe nxirren jashtë.

Mollët
Mollët detoksikojnë zorrët dhe pastrojnë gjërat e dëmshme si dhe metalet e rënda nga organizmi. Mollët janë tëpasura me pektinë, për të cilën arsye janë në mesin e frutave më të mira për të pastruar zorrët.

Mjedrat
Mjedrat janë një prej burimeve më të pasura të fibrave nga të gjitha frutat. Ato jo vetëm që janë të mira për zorrët dhe mëlçinë, por janë edhe të mira për të pasur lëkurë të pastër dhe të shndritshme.

Limoni
Limoni ndihmon pastrimin natyral të organizmit. Ai është i pasur me vitaminë C dhe ndihmon në detoksifikimin e lëndëve të dëmshme në mëlçi.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit