Në këtë 100 vjetor të Kongresit të Lushnjës kujtojmë me respekt të gjithë ata patriotë, nismëtarë e pjesëmarrës në këtë ngjarje të shënuar të historisë së Shqipërisë. Edhe këtu, ashtu si në Kuvendin e Madh të Vlorës, nuk munguan figurat dhe personalitetet e shquara të Fese Islame. Për shumë vite dinim një histori tjetër. Sot kuptojmë se ky vend nuk ka bërë kurrë pa myslimanët. Ndihemi krenarë edhe për diçka tjetër: qeveria e dalë nga ky kongres u prit dhe u shoqërua nga kryetari i Bashkisë së Tiranës së asaj kohe, H.Ismail Ndroqi, një figurë e njohur për kontributin e tij në luftën për liri e pavarësi kombëtare, emrin e të cilit mban edhe xhamia jonë.
Kur shohim këtë foto kuptojmë se personalitete të tilla si H. Ismail Ndroqi kanë qenë gjithmonë në rreshtin e parë sa herë që bëhej fjalë për fatet e shqiptarisë.
Mirënjohës përjetë atyre njerëzve të mrekullueshëm, patriotëve të shquar e fetarëve të mirë të këtij atdheu!