0.8 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Në Australi do të vriten më shumë se 10 mijë deve, sepse po pinë shumë ujë

Më të lexuarat

Deri në 10,000 deve të egra raportohet se do të pushkatohen në pjesë të shkatërruara nga thatësira në Australinë Jugore pasi shkaktuan shkatërrim në komunitetet lokale.

Sipas mediave të huaja, snajperistë profesionistë në helikopterë do të fillojnë një operacion të madh të mërkurën në një përpjekje për të kontrolluar numrin e madh të kafshëve që tejkalojnë rajonin e largët veriperëndimor të shtetit.

Pleqtë indigjenë në tokat Anangu Pitjantjatjara Yankunytjatjara (APY) thuhet se kanë aprovuar aksionin, duke pretenduar se kafshët ishin “duke shkaktuar shkatërrim në komunitetet lokale” ndërsa po kërkonin ujin në mungesë.

Gjithashtu është bërë e ditur se vendasit janë ankuar se kafshët kanë hyrë në bashkësi dhe po bëjnë kërdi pasi kërkojnë ndonjë burim të disponueshëm uji, përfshirë çezmat dhe rezervuarët.

Devetë po vriten gjithashtu për shkak të shqetësimeve në lidhje me emetimet e gazrave serë, pasi ato lëshojnë metan ekuivalent me një ton dioksid karboni në vit.

Ekspertët vlerësojnë aktualisht se ka më shumë se 1.2 milion deve të egra në Australi, me shumë që jetojnë në qendër të vendit.

Ato mendohet se po migronin larg kushteve të thata në Nullarbor dhe Goldfields në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur ushqim dhe ujë.

Devetë u futën në Australi nga India dhe Afganistani gjatë shekullit të 19-të, dhe u përdorën për transport dhe ndërtim.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit