1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Reporterët pa Kufij, 49 gazetarë të vrarë dhe 389 të arrestuar në vitin 2019

Më të lexuarat

Për vitin 2019, 49 gazetarë janë vrarë, 57 janë kapur peng dhe 389 janë arrestuar.

Kështu raportojnë Reporterët pa Kufij në raportin e publikuar mbi numrin e gazetarëve të vrarë, të burgosur, të kapur peng, dhe të humbur gjatë vitit 2019.

Shifrat janë mbledhur nga janari deri në dhjetor 2019.

Pavarësisht se numrat janë të lartë, numri i gazetarëve të vrarë në 2019 është më i vogël se sa në vitin 2018.

Ndër 49 gazetarët e vrarë, 36 ishin gazetarë profesionistë, 10 ishin jo profesionistë, dhe 3 ishin punonjës të medias. Të gjithë janë vrarë për shkak të punës së tyre — 63 përqind prej tyre janë targetuar në mënyrë të qëllimshme dhe 37 përqind janë vrarë gjatë raportimit. Shumica e tyre janë burra dhe vetëm disa kanë humbur jetën në zonat e luftës. Kjo do të thotë se puna e përditshme e gazetarëve është bërë më e rrezikshme.

Viti 2019 ka më pak gazetarë të vrarë në krahasim me 6 vite më parë. Numri i gazetarëve të vrarë kapi majat në vitin 2012 me 147 të vrarë dhe në vitin 2013 me 143 të vrarë.
Ndërsa në vitin 2018 u vranë 87 gazetarë dhe në vitin 2017 u vranë 74 gazetarë. RSF tha se ulja e numrit të gazetarëve të vrarë është për shkak të uljes së zonave të luftës.

Vendi me numrin më të lartë të gazetarëve të vrarë është Meksika, Siria, Afganistani, Pakistani dhe Somalia.

Amerika Latine vazhdon të mbetet një nga rajonet më të paqëndrueshme për median me 10 gazetarë të vrarë në Meksikë, dy në Honduras, një në Kolumbi dhe një në Haiti. Numri mund të rritet me vrasjet e kryera në Brazil, Kili, Meksikë, Honduras, Kolumbi, dhe Haiti, të cilat ende nuk janë verifikuar nga RSF.

3 gazetarë në Haiti, një në Nigeri dhe Lyra McKee në Irlandën Veriore humbën jetën duke raportuar mbi protestat e qytetarëve në prill të 2019. RSF tha se këto vrasje kanë ndodhur në “momente të zemërimit dhe konfuzionit publik”, në gjaknxehtësinë e momentit nga autoritetet.

Disa gazetaërë u vranë në Pakistan dhe Ukrainë si shkak i punës së tyre mbi hetimin e krimit të organizuara dhe korrupsionit.

Numri i gazetarëve të burgosur u rrit me 12 përqind, 389 gazetarë, në krahasim me 2018. Shifrat e raportuara nga RSF nuk marrin parasysh ato të cilët janë mbajtur në burg për disa orë, ditë apo javë gjatë këtij viti.

Vendet me numrin më të lartë të të arrestuarve janë Kina, Arabia Saudite, Egjipti, Turqia, Siria dhe Vietnami me shifra që variojnë deri në 1120. Ndërsa 25 gazetarë të famshëm janë arrstuar përgjatë vitit të fundit.

Turqia, pavarësisht se numri i gazetareve të arrestuar ka rënë në krahasim me vitin e kaluar, vazhdon të mbetet një nga vendet me numrin më të lartë të gazetarëve të arrestuar, duke vazhduar të zbatojë një drejtësi arbitrare ndaj gazetarëve.
Rreziku i gazetarëve në Turqi, vjen si pasojë e ngritjes nga shteti të akuzave si “propagandë terroriste”, “bashkëpunim me organizata të paligjshme”, “anëtarësim në organizata të paligjshme”, dhe për “ofendim të Presidentit”. Shumë të tjerë janë të harruar në burg, ose akuzohen për “bashkëpunim me grupe politike terroriste”.

Në të gjithë botën, 57 gazetarë po mbahen peng nga Shteti Islamik, Houthis, ose nga grupe të panjohura terroriste. Viktimat janë të përqendruara në katër vende — Siria, Jemeni, Iraku dhe Ukraina, dhe nuk ka pasur ndryshime domethënëse në shifra në krahasim me vitin e kaluar. Kjo do të thotë se shumë gazetarë po mbahen peng në vende të panjohura.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit