-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kujdesuni për veten dhe te punësuarit tuaj

Më të lexuarat

Për t`u bërë top menaxher është e domosdoshme karizma. Sipas librit : ”10 misteriet e thjeshta të biznes komunikuesve më të mirë të botës”, të gjithë të intervistuarit top menaxher ndërmjet të cilëve edhe guverneri i Kalifornisë Arnold Shfajceneger dhe kryetari i ELP, Stiv Xhobs, posedojnë 7 karakteristika të cilat i bëjnë karizmatik. Me identifikimin e tyre dhe jetësimin e këtyre karizmave në jetën profesionale mundet që ato të bëhen pjesë e juaja. Ja shtatë format me të cilat mund t`i projektoni karizmat e tyre në jetërat tona:
 
 
1. Përkushtoni në punën
Të përkushtuarit individual janë stabilë në punë dhe vendosin raporte të fuqishme në lidhje me punën e tyre. Themeluesi i Starbaks , Havard Shulc , theksoi se komunikimi i tij është i ndërtuar mbi tregimin e anegdodave dhe përallave. Qëndrimi i tij është që të ndërtojë kompani e cila do të sjellet ndaj të punsuarve me rrespekt.
 
 
2. Të keni energji të pakufshime
Liderët e mirë kujdesen për veten dhe janë në formë të mirë , dhe m`u për këtë shkëlqejnë me energji të vecantë. Guverneri i Kalifornisë Arnold Shfajceneger posedon më shumë energji se timi i tij. Por , ai punon në atë dhe thotë se vetëm me energji që e krijon me ushtrim arrinë që të përballet me problemet e përditshme me të cilat rrethohet.
 
 
3. Sjellni vizion për ardhmërinë
Biznismenat profesional dhe inspirativ sjellin vizion të fuqishëm dhe mjaft motivues. Themeluesi i Intuit, Skot Kok mendon se është e domosdoshme që të sjellet vizion e vecanërisht për motivim të puntorëve. ”Puntorët dëshirojnë që të ndëgjojnë se mundi i tyre krijon dic me vlerë dhe të madhe dhe se punojnë për dic, por jo vetëm për rrogë”, theksoi ai.
 
 
4. Animoni të pranishmit përderisa flisni
Liderët karizmatik nuk flasin në formë monotone. Ato kanë një dikcion të theksuar, ato e lidhin fjalimin e tyre dhe e bëjnë të rëndësishëm kur duhet dic të tregojnë. Kryetari i Orakal, Leri Elison, shfrytëzon fraza të mira në formën më të mirë.
 
 
5.Shkëlqeni me vetbesim
Liderët e mirë e shfrytëzojnë vetbesimin , autoritetin dhe udhëheqësinë në fjalimet e tyre dhe në këtë formë krijojnë kahje në të cilën dëshirojnë që t`i orientojnë të punsuarit. Ato vëndojnë kontakte me pamjen dhe 80% e mbajnë nën kontroll gjatë kohës së prezentimit. I drejtohen direkt një njeriu dhe nuk mllefosin për rreth me pamjen e tyre.
 
 
6. Flisni në formë koncize dhe të qartë
Menaxherat e mirë është lehtë që t`i ndëgjojmë se flasin qartë dhe në formë koncize. Njeri i mencur është ai i cili arrinë që punët e komplikuara t`i paraqesë në formë të thjeshtë.
 
 
7. Argëtohuni
Njerëzit kanë dëshirë të jenë në shoqëri me liderët karizmatik, sepse ato dijnë të argëtohen. Për atë mos u kurseni dhe argëtohuni.
 
Nga Maqedonishtja: Hamdi NUHIJU
Matriali është huazuar nga gazeta ditore Biznis , e premte 11 nëntor 2005
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit