2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Profesori shqipëtar në konferencën shkencore në Indonezi

Më të lexuarat

Të arriturat shqiptare nuk kanë të ndalur, arritje që çdo herë e më shumë po marrin konsideratë nga të huajt.

Kështu është edhe rasti i profesorit nga Tetova Artrim Qamili-t i cili ka qenë një nga katër panelistët kryesorë të Konferencës Ndërkombëtare për Shkencë dhe Inxhinieri 2019 (ICSE III) e mbajtur në Jogjakarta të Indonezisë, ku u prezantuan mbi 200 punime origjinale shkencore të akademikëve dhe hulumtuesve shkencorë nga rreth 30 vende të ndryshme të botës.

Profesori Artrim Qamili ka titullin docent, dhe është asistent në Universitetin Sabanci i cili është një ndër universitetet më prestigjioze të Turqisë. Në këtë Konferencë mori pjesë si hulumtues pranë Universitetit Sabanci, ku përveç fjalimit kryesor – hapjes së konferencës, prezantoi punimin e tij shkencor me temë: “Techniques and challenges of applying Machine Learning algorithms in privacy preserving fashion”.

Artrim Qamili i lindur në Tetovë, shkollën fillore e kreu në vendlindje të tij me sukses të shkëlqyeshëm gjatë 8 viteve të arsimit fillor. Në klasën e shtatë e fiton çmimin e dytë në garat komunale për gjuhë dhe letërsi shqipe, ndërsa në të tetën fiton çmimin e parë në garat rajonale dhe ato republikane për gjuhë dhe letërsi maqedone. Në vitin 2000 u radhit i treti në garat mbarëkombëtare të Fizikës në Prishtinë në kuadër të shkollave të mesme, ndërsa në vitin 2003 duhej të përfaqësonte Maqedoninë në Olimpiadën Ndërkombëtare për Fizikë në Tajvan, por evenimenti  u anulua për shkak të epidemisë së përhapur në atë vend gjatë asaj kohe. Pasi arriti të pranohet me bursë në disa universitete brenda dhe jashtë shtetit, studimet deridiplomike  vendosi t’i vijojë në Fakultetin e Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative pranë Universitetit “Kirili dhe Metodij” në Shkup. Për shkak të mesatares së lartë dhe suksesit të treguar, do të fitojë bursë speciale edhe nga kryeministri i Maqedonisë i asaj kohe si dhe bursë të plotë për studime master në Universitetin Yildiz Teknik në Beshiktash të Stambollit dhe Universitetin FON të Shkupit.

Në vitin 2013 Artrim Qamili për studime të doktoratës do të pranohet në një nga Universitetet më të mira teknike të botës, ETH-në e Cyrih-ut të Zvicrës. Në anën tjetër nga mijëra aplikantë nga e tërë bota, po atë vit do të jetë i vetmi nga Maqedonia që do fitojë bursë për doktoratë nga TUBITAK-u (Instituti kombëtar për hulumtime shkencore dhe teknologjike i Turqisë), instituti më prestigjioz i teknologjisë në Turqi, që merret me projekte si dërgimin i satelitëve në kozmos, zhvillimi i radarëve për helikopterë, e të ngjashme. Artrim Qamili në vitin 2017 u zgjedh asistenti më i mirë në mesin e 500 asistentëve nga i gjithë universiteti. Artrim Qamili tani është në fazën e përgatitjes  së disertacionit të doktoratës, një projekt shkencorë-hulumtues, në bashkëpunim mes TUBITAK-ut dhe disa firma ndërkombëtare të sigurisë kibernetike. Projekti synon që përmes aplikimit të teknikave të inteligjencës artificiale (ang. Artificial intelligence), të mësimit makinerik (ang. Machine Learning) dhe nxjerrjes së të dhënave (ang. Data mining) të detektojë në IT sistemet moderne (cloud, smartphone, etj) sulme të reja kibernetike, por që e gjithë kjo do të bëhet në formë të ruajtjes së privatësisë së shfrytëzuesve ashtu që të dhënat do të jenë të enkriptuara. Nga teknikat që do shfrytëzohen në projekt janë edhe disa teknika  që sot riradhiten në mesin e trendëve bashkëkohore në botën shkencore, për të cilat firmat si Google, Facebook, Microsoft etj, harxhojnë miliarda dollarë, siç janë mësimi i thellë (ang. Deep Learning), teknikë kjo që synon të simuloje punën e trurit të njeriut dhe skemat e kriptimit homomorfik që u zbuluan vetëm para disa viteve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit