Pas tragjedisë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit kanë ardhur disa lajme të mrekullueshme. Kështu pas lajmit se një grua shtatzënë nga Manza solli në jetë një vajzë një grua shqiptare e cila u strehua në Prizren ka lindur një djalë.
Ky lajm i mirë është dhënë nga Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, Afrim Avdaj. Ai ka thënë:
Po ka lindur foshnja e parë. Foshnja është e gjinisë mashkull dhe nëna është durrësake.”
Po ashtu mjeku ka treguar se gjendja e nënës dhe foshnjes është e mirë. Nëna që ka lindur ishte strehuar bashkë me familjen e saj në kampin inovativ në Prizren.
Solidariteti që kanë treguar shqiptarët e Kosovës në këto ditë të vështira është i rrallë dhe t’u thuash faleminderit është shumë pak./JOQ/