1.1 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Kosova pjesë e Serbisë në libra, Shahini: Gabim i paqëllimshëm

Më të lexuarat

Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini, reagoi pas publikimit të një faqeje të librit në hartën e së cilës Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Ajo tha se i vinte keq për këtë gabim, ndërsa Kosova njihet si republikë nga Shqipëria dhe shumë vende të tjera.

“Kosova është Republikë dhe njihet si e tillë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, 23 vende anëtare të BE-së, SHBA-të dhe shumë shtete të tjera aleate. Por nga autori i librit, te artisti grafik, te redaktori i shtëpisë botuese e deri te komisioni që ka dhënë OK për botim, nuk kanë qenë në gjendje ta vërejnë mungesën e shtetit të Kosovës në të”, shkroi ajo.

Ajo e cilësoi si një gabim të paqëllimshëm por që nuk do të duhej të ekzistonin në librat shkollorë.

“Ky është natyrisht një gabim i paqëllimshëm dhe s’është i vetmi, megjithëse janë bërë përmirësime kolosale në korrigjimin e teksteve shkollore. Por pa diskutim që nuk do të duhej të ekzistonin pasaktësi të tilla në librat shkollorë”, vijoi Shahini e cila vjen nga Kosova.

Megjithatë, Shahini tha se është duke vazhduar procesi i kontrollit të librave shkollorë.

“Lajmi i mirë është se kjo ka ndodhur ndërkohë që po zhvillohet procesi i kontrollit të librave shkollorë, pasi sivjet është mbyllur procesi i hartimit të librave të rinj. Pastaj do të vihet në lëvizje detyrimi për shtëpitë botuese që t’i adresojnë menjëherë me fletë plotësuese gabimet e konstatuara, ndërsa në vijim me redaktim të plotë”, përfundoi Shahini. /tch/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit