-0.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Meta “përzë” nga Presidenca kreun e OSBE-së: “non grata” për Bernd Bochardt

Më të lexuarat

Presidenti Meta ka ndërmarrë hapin tjetër ekstrem, atë të shpalljes “non grata” të një ndërkombëtari në Tiranë, dhe pikërisht kreun e OSBE-së, Bernd Bochardt. Arsyeja: nuk ka pranuar dekretin presidencial për anullimin e 30 Qershorit, si dhe u ka nxjerrë gishtin e mesit disa protestuesve.

“Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë i paraqet komplimentat Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenghagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit MEPJ në Tiranë dhe u bën me dije se:

Bernd Bochardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajit qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve shqiptarë nuk më i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës.

Institucioni i Presidentit të Republikës së Shqipërisë përfiton nga rasti për t’i shprehur Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagë, Zyrës së Prezencës së OSBE-së në Tiranë dhe Drejtorisë së Protokollit të Shtetit të MEPJ në Tiranë dhe vlerësimet e konsideratës më të lartë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Ky është precedenti i parë në postkomuzëm, që një diplomat ndërkombëtar shpallet “non grata” nga një qëndrim politik i caktuar, si dhe nga një gjest joetik për të cilin ka kërkuar ndjesë.

Kujtojmë se muaj më parë, në kulmin e protestave pas djegies së mandateve, militantë të LSI shkruajtën parrulla kërcënuese ndaj Bochardt-it, te hyrja e pallatit ku ai jeton. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit