-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

​BQK shënon 20-vjetorin me një konferencë ndërkombëtare

Më të lexuarat

Banka Qendrore e Kosovës shënon 20-vjetorin e themelimit të saj me një konferencë ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”.

Në këtë ngjarje pritet të marrin pjesë drejtuesit më të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtarë, Bankës Botërore, institucioneve të tjera financiare dhe drejtues të bankave qendrore nga rajoni dhe më gjerë.

Përveç fjalimeve të drejtuesve të lartë të shtetit, të BQK-së dhe të institucioneve ndërkombëtare, konferenca do të jetë e ndarë në 4 sesione, ndërsa pritet që të prezantohet studimi “Qeverisja Korporative e Bankave në vendet e Ballkanit Perëndimor”, si dhe do të nënshkruhet Memorandumi i mirëkuptimit në fushën e qeverisjes korporative të bankave. Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, do të jetë ai që do të hapë konferencën, ndërsa do të flasin edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe zëvendësdrejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit