-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë “si qymyr” të duhanpirësit 52-vjeçar, që piu një pako në ditë për 30 vjet

Më të lexuarat

Pamjet tronditëse tregojnë mushkëritë e nxira të një duhanpirësi, i cili e piu duhanin për 30 vjet.

Në vend që të ishin një ngjyrë rozë e shëndetshme, ato ishin si qymyr në ngjyrë nga mbetjet e duhanit për vite me radhë, duke i bllokuar ato, përcjell Telegrafi.

Mjekët nga spitali Jiangsu në Kinë, nxorën organet pasi vdiq 52-vjeçari, i cili kishte sëmundje të shumta në mushkëri.

Videoja, e regjistruar nga kirurgët, është parë më shumë se 25 milionë herë në mediat sociale, me përdoruesit që e quajnë atë “reklamën më të mirë kundër pirjes së duhanit”.

Ajo u ngarkua në internet me titullin: “A keni ende guximin të pini duhan?”

Pacienti ishte regjistruar për të dhuruar organet e tij pas vdekjes, por mjekët e kuptuan shpejt se nuk do të ishin në gjendje t’i përdorin ato. /tg

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit