3.4 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

BlackBerry sjell tabletin shumë të sigurt

Më të lexuarat

Kompania e njohur kanadeze, BlackBerry, ka shpalosur tabletin me siguri të lartë të dizajnuar për klientët qeveritarë dhe biznese të mëdha.
 
Pajisja e re, e krijuar në bashkëpunim me Samsungun dhe kompaninë IBM, pritet të vijë gjatë verës dhe do të kushtojë 2380 dollarë, ka njoftuar kompania.
 
Kjo është hera e dytë që BlackBerry tenton të futet në tregun e tabletëve. Në vitin 2011, BlackBerry kishte prezantuar tabletin PlayBook në tentativë për të luftuar me Applen dhe Samsungun, por performancat jo të mira kishin dërguar në dështim tabletin e kompanisë.
 
Tableti i ri i BlackBerryt quhet SecuTablet dhe është i bazuar në tabletin Samsung Galaxy Tab S10.5. SecuTablet ka 16GB hapësirë të brendshme dhe përkrah rrjetin LTE. SecuSmart, nënkompani e BlackBerryt, ka krijuar disa microSD kartela të veçanta që ruajnë të dhënat dhe mundësojnë zgjerimin e hapësirës..
 
Sistemi i tabletit nuk lejon të përgjohen bisedat mes përdoruesve. Ai vjen edhe me disa aplikacione që po ashtu janë të siguruara, dhe në rast se përdoruesi instalon ndonjë aplikacion të dëmshëm prapëseprapë nuk do të mund të rrezikojë dokumentet e ruajtura.
 
Kompania ka njoftuar se tableti i bazuar në atë të Samsungut është krijuar për të mbrojtur qeveritarët dhe kompanitë nga sulmet kibernetike.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit