-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

“Kina ka kërkuar nga forcat e saj të jenë ‘të pamëshirshme’ ndaj ujgurëve”

Më të lexuarat

Një dokument i zbuluar të shtunën nxori në pah fakte të brendshme të pashembullta të shtypjes së vazhdueshme kineze mbi ujgurët etnikë në provincën autonome Xinjiang të Kinës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti kinez Xi Jinping u bën thirrje forcave të sigurisë “të mos tregojnë absolutisht aspak mëshirë” ndaj minoriteteve, siç citohet nga gazeta New York Times, e cila ka siguruar një dokument të brendshëm qeveritar prej 403 faqesh.

Dokumenti përfshin gati 200 faqe fjalime të brendshme nga Xi dhe drejtues të tjerë dhe më shumë se 150 faqe direktiva dhe raporte mbi mbikëqyrjen dhe kontrollin e popullsisë ujgure në Xinjiang.

“Ne duhet të jemi po aq të ashpër sa ata”, ka thënë Xi pasi ka inspektuar një skuadër policie kundër terrorizmit në Urumqi, kryeqytetin e Xinjiangut.

Xi gjithashtu i ka kërkuar partisë së tij të kopjojë aspekte të “luftës amerikane kundër terrorizmit” pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Duke iu referuar pushtimit të SHBA-së në Irak pas sulmeve të 11 shtatorit, Xi ka thënë se Kina “duhet ta bëjë opinionin një burim të rëndësishëm në mbrojtjen e sigurisë kombëtare”.

Raporti gjithashtu potencon se si qeveria kineze përdor diktaturën si mjet për zhdukjen e “Islamit radikal” në Xinjiang.

Lidhur me studentët e pakicave që u larguan nga vendi për t’u shkolluar jashtë vendit, atyre do t’u thuhej kur të kthehen se “të afërmit e tyre janë infektuar nga virusi i radikalizmit islamik”.

Zyrtarët do të thoshin se të afërmit e tyre kanë marrë “trajtim për ekspozim ndaj Islamit radikal” kur të pyesin se ku janë prindërit e tyre.

“Nëse ata nuk i nënshtrohen studimit dhe trajnimit, ata kurrë nuk do të kuptojnë plotësisht rreziqet e ekstremizmit fetar”, thuhet në dokumentin e zbuluar.

“Pavarësisht nga mosha, kushdo që është infektuar nga ekstremizmi fetar duhet t’i nënshtrohet studimit”, thuhet më tej.

Dokumenti tregon procesin e indoktrinimit dhe marrjes në pyetje të autoriteteve në Xinjiang për të shndërruar ujgurët, kazakët dhe muslimanët e tjerë në mbështetës sekularë dhe besnikë të partisë.

Rreth një milion njerëz, ose rreth shtatë për qind e popullsisë muslimane në Xinjiang janë burgosur në një rrjet të gjerë të kampeve “të riedukimit politik”, sipas hulumtimeve të SHBA-së dhe OKB-së.

Shtatorin e kaluar, Human Rights Watch me qendër në New York publikoi një raport ku akuzonte Pekinin për një “fushatë sistematike të shkeljeve të të drejtave të njeriut” kundër muslimanëve ujgurë në Xinjiang.

Ndërkaq, Pekini thotë se kampet e saj në Xinjiang janë “qendra për përgatitje profesionale”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit