-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kelmendi: Demarkacioni kufitar që prek Rugovën, kërkon ndërhyrje të shpejtë nga Qeveria

Më të lexuarat

Demarkacioni i kufirit Kosovë-Mali i Zi, që cenon territore të mëdha të zonës së Rugovës, është bërë shqetësim e dytë pas zhvillimit ekonomik, për biznesmenin dhe deputetin e PDK-së, Ramiz Kelmendin.
Në një prononcim për TV Dukagjinin, Kelmendi kërkon nga shteti që të veprojë shpejtë ndaj kësaj problematike e cila tashmë ka nxitur debat dhe reagime tek qytetarët.
Sipas Kelmendit, Gjykata e Arbitrazhit mund të jetë zgjidhje që do të kënaqë të dyja palët. Ndërsa, thotë se edhe Mali i Zi e edhe Kosova kanë disa kushte nga BE-ja se si duhet të sillen në fqinjësi.
“Edhe Kosova e edhe Mali i zi i njohin kërkesat e BE-së për këso raste, kështu që duhet të veprojnë qeveritë e mos të lihet kjo temë të nxis debat e reagim tek komuniteti”, shprehet Kelmendi.
Ai thekson se qytetarëve të Kosovës duhet t’ju jepen garancitë se çështja do të zgjidhet drejt, e jo që të kërkohet durim kur nuk ka afate të përcaktuara.
Ramiz Kelmendi – edhe pse partia e tij është pjesë e Qeverisë – jo rrallë kërkon nga Qeveria përshpejtim të hapave për veprime konkrete, siç janë zhvillimi ekonomik e tani edhe çështja e demarkacionit kufitar Kosovë-Mali i zi që cenon territore të mëdha në zonën e Rugovës.
Ndryshe, dje edhe Asambleja komunale e Pejës ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme ku janë shprehur shqetësimet e çështjes së demarkacionit kufitar.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit