Në Itali janë arrestuar 12 persona për të cilët dyshohet se përgatitnin sulm mbi një xhami në Sienë.
Në kuadër të hetimit që e udhëheq kryeprokurori për luftë kundër mafias Giuseppe Creazzo u organizua aksion në të cilin morën pjesë pjesëtarë të forcave të sigurisë të Firence dhe Siena, lajmëron Rainews24.
Theksohet se janë arrestuar 12 persona, në mesin e të cilëve një bankier 60 vjeçarë dhe i biri i tij 22 vjeçarë, për të cilët dyshohet se përgatitnin sulm ndaj xhamisë në Colle Val d’Elsi.
Pjesëtarët e forcave të sigurisë kryen bastisje në disa adresa në Colle Val d’Elsi dhe vendet përreth.
Gjatë bastisjes u konfiskuan mjete shpërthyese, armë dhe simbole naziste dhe gjësende nga Lufta e Dytë Botërore.
Mediat transmetuan se besohet se këto dy persona kishin për ndërmend të vendosnin eksploziv në një gyp që kalonte nën xhami
Sami Elshami, para qendrës islame në Colle di Val d’ Elsi, theksoi se rreziku është i pranishëm derisa ekzistojnë ide të tilla ndaj muslimanëve dhe refugjatëve.
Emanuele Fiano, deputet nga Partia Demokratike, njoftoi se janë shokuese pamjet e deposë dhe fakti se u “arrestuan 12 fashistë”.
“Të gjithë duhet të kemi kujdes nga rritja e urrejtjes e cila ka arritur në nivel të rrezikshëm”, konsideron Fiano./AA