3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Zimbabve, qindra elefantë ngordhin nga etja dhe uria si pasojë e thatësirës

Më të lexuarat

Thatësira në Zimbabve ka bërë që vendi të transportojë në rajone të ndryshme shumë kafshë të egra pas ngordhjes së një numri të madh së fundmi.

Autoriteti i Parqeve Kombëtare dhe Kafshëve të Egra në Zimbabve njoftoi në një deklaratë se qindra kafshë në Rezervatin Save Valley, përfshirë elefantë, impala dhe buaj, do të dërgohen në tri parqe në rajone të tjera të vendit.

Transferimi masiv i kafshëve do të përfshijë 600 elefantë, 2.000 impala, 50 buaj dhe 40 gjirafa, të cilat do të dërgohen në Parkun Kombëtar Chizarira, Parkun Kombëtar Sapi dhe Zonën e Safarit Mavuradonha.

Masa, për të cilën pritet të shpenzohen rreth tre milionë dollarë, vjen pasi 200 elefantë deri më tani kanë ngordhur si pasojë e thatësirës, ndërsa kafshët kanë filluar të hyjnë në zona të banuara nga njerëzit për të gjetur ujë dhe ushqim.

Zimbabveja është vendi me popullsinë e dytë më të madhe të elefantëve në botë pas Botsvanas.

Muajin e kaluar, Zimbabveja ishte temë e debateve pasi Kinës i shiti 30 elefantë të vegjël në mënyrë që të hapte puse uji./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit