Situate e frikshme te Astiri, gjate perplasjes se banoreve qe mbrojne shtepite dhe forcave te policise qe mbeshtesin aksionin e IKMT per shembjen e banesava ne vijim te punes per Unazen e Re.
Banoret kane kundershtuar me dhune policine, duke hedhur gure ne drejtim te tyre. Nuk ka munguar edhe perdorimi i molotovit, aq sa ne disa zona jane pare ndertesa ne flake.
Jane shenuar te lenduar edhe nga forcat e policise edhe nga banoret, nderkohe qe te tjere banore duken te vrapojne per te shpetuar.