-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Berlini zyrtar: imamët e huaj, detyrim gjermanishten

Më të lexuarat

Kabineti gjerman prezantuar një projektligj, i cili u kërkon zyrtarëve fetarë që vijnë nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, që të vërtetojnë njohuritë e tyre në gjermanisht, në mënyrë që të jenë në gjendje të banojnë dhe të punojnë në këtë vend.

Kritikët e propozimit besojnë se një ligj i tillë mund të përkeqësojë më tej mungesën tashmë ekzistuese të imamëve në Gjermani.

Megjithëse ligji do të zbatohet për zyrtarët fetarë nga të gjitha fetë, projektligji i nënshkruar tashmë nga qeveria gjermane vlen posaçërisht për ata muslimanë.

“Ne presim që imamët e huaj të flasin gjermanisht”, u tha gazetarëve një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme gjermane.

Drafti do të ndryshojë rregullat ekzistuese të vendbanimit dhe punës, duke kërkuar që klerikët e huaj të dëshmojnë brenda një viti nga mbërritja e tyre në Gjermani, se ata e kuptojnë mjaft gjermanishten për të diskutuar tema të tilla si familja, tregëtia, puna, etj. Para kësaj, prova e njohurive themelore të gjermanishtes do të ishte e mjaftueshme.

Drafti shprehet se “për arsye fetare, klerikët shpesh kanë një rol me ndikim në komunitetet e tyre”, kjo është arsyeja pse ata duhet të veprojnë si modele për të tjerët, në mënyrë që të nxisin bashkëpunimin paqësor midis kulturave dhe feve të ndryshme, si dhe integrimin e suksesshëm të emigrantëve në Gjermani.

Ministri i Brendshëm Horst Seehofer gjithashtu tha se gjermanishtja ishte “thelbësore për integrimin e suksesshëm në vend”.

Sipas të dhënave të fundit, ekzistojnë rreth 2,000 xhami në Gjermani, me gati 90 përqind të imamëve që vijnë nga vendet e tjera. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit