-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Japoni, shpërthim në vullkanin Sakurajima

Më të lexuarat

Një shpërthim i madh ka ndodhur në vullkanin Sakurajima në jug të Japonisë.

Sipas agjencisë japoneze të lajmeve Kyodo, nga krateri i vullkanit aktiv i cili gjendet në një gadishull në Gjirin Kagoshima ka filluar të ngritet hi vullkanik në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ka njoftuar se hiri vullkanik është ngritur deri në 5.500 metra lartësi, duke shtuar se ky është shpërthimi më i madh në këtë vullkan i observuar nga korriku i vitit 2016.

Agjencia ka paralajmëruar se në rast se shpërthimi vazhdon, atëherë shkëmbinjtë vullkanikë dhe lava mund të përhapen në një diametër prej një kilometri.

Shpërthimi deri më tani nuk ka shkaktuar dëme materiale.

Ndryshe, gadishulli ku gjendet vullkani Sakurajima ka qenë ishull i veçantë në Gjirin Kagoshima, por pas shpërthimit të madh në vitin 1914, ai u bashkua me Gadishullin Osumi pasi brigjet e tij u mbushën nga lava. Ky shpërthim vullkanik ishte regjistruar si më i madhi në historinë e Japonisë./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit