Të jesh një kandidat presidencial përfshin udhëtime pa ndalesë, të takosh njerëz nga të gjitha aspektet e jetës, të kesh paraqitje të rregullta në media dhe të bësh fjalime para mijëra njerëzve.
Gjithashtu presioni për të fituar është i madh – dhe çmimi më i madh është nëse humb, sidomos në politikë,
Megjithatë, ndjekja e garës presidenciale është një diçka larg nga “punët e përulura”, ku shumë prej kandidatëve presidencialë fituan dollarët e tyre të parë – madje jo me lehtësi.
Kështu, mediumi prestigjioz Business Insider ka vendosur të hedhë një vështrim rreth punëve të para të disa prej kandidatëve më të spikatur për zgjedhjet e vitit të ardhshëm në SHBA.
Nga puna si një pastrues tavolinash në një restorant kinez deri në dado për familjet e pasura në New York, ja si kandidatët filluan karrierën e tyre.
Elisabeth Warren
Në familjen e Elizabeth Warren, paratë ishin të kufizuara. Ajo filloi të shërbente tavolinat në një restorant meksikan, që në moshën 13 vjeçe.
Restoranti ishte dy orë larg shtëpisë së familjes së saj në Oklahoma City, dhe ishte në pronësi të tezes së saj.
Para kësaj, ajo kishte bërë një punë si një kujdestare fëmijësh ndërsa punonte për të ndihmuar familjen e saj për të përmbushur kërkesat.
Babai i saj pati një sulm në zemër kur ajo ishte 12 vjeç, dhe familja luftoi me faturat mjekësore pasi ai humbi punën.
Warren ishte një nxënëse e shkëlqyer, duke fituar një bursë kolegji në vetëm 16 vjeç dhe do të punonte si mësuese dhe profesoreshë e Harvardit.
Ajo u zgjodh në Senat për të përfaqësuar Massachussetts në vitin 2012, dhe është zotuar të miratojë reforma gjithëpërfshirëse ekonomike nëse zgjidhet Presidente, përcjell Telegrafi.
Warren ka vlerësuar tek vetja përvojën e saj duke u rritur në “skajin e rraskapitur të klasës së mesme” me luftën e saj “për t’i bërë qeverinë dhe ekonominë të punojë për njerëzit që punojnë”.
Joe Biden
Joe Biden ka punuar si kopshtar me kohë të pjesshme, për të fituar para për faturat e shkollimit të tij.
Biden ndoqi Akademinë private Archmere në Delaware. Por kur prindërit e tij patën vështirësi të paguanin faturat, ai mori një punë në kopshtet e shkollës për të ndihmuar financiarisht.
“Puna ime atje, pagoi një pjesë të shkollimit tim”, tha Biden. “Kjo ishte puna e parë që kisha bërë”.
Ai më vonë vazhdoi të punojë si shofer kamioni dhe shpëtimtar noti, përpara se të vazhdojë të praktikojë Drejtësinë pas kolegjit.
Pas katër dekadash në Senatin Amerikan ku përfaqësonte Delaware, ai u emërua nënpresident nga presidenti Barack Obama në vitin 2008.
Nëse zgjidhet, Biden është zotuar të zgjerojë politikat dhe trashëgiminë e presidencës së Obamës.
Pete Buttigieg
Pete Buttigieg kaloi verat duke punuar për kompaninë e xhaxhait të tij, ndërsa ishte në shkollë të mesme.
Kryetari i Bashkisë së Bend South përshkroi punën e tij të parë në një intervistë të tij.
“Xhaxhai im kishte një lloj biznesi hotelierik”, tha Buttigieg. “Kështu që unë punoja në stenda duke shitur ujë dhe pije në festivale gjatë verës”.
Një student shumë i mirë, pasi mbaroi studimet në Harvard, Buttigieg shërbeu në inteligjencën Detare. Ai u kthye në qytetin e tij të lindjes për t’u zgjedhur kryetar, kur ishte vetëm 29 vjeç.
Pak i njohur jashtë vendlindjes së tij në fillim të garës, ai ka befasuar disa me prezantimin e tij të fortë deri më tani.
Bernie Sanders
Bernie Sanders provoi aftësitë e tij në tregti të ndryshme para se të hynte në politikë – përfshirë zdrukthëtari.
Sanders ishte një aktivist i palodhur politik që punonte në tregti të ndryshme pasi mbaroi studimet në Universitetin e Çikagos.
Punët e tij përfshinin zanate në Nju Jork si ndihmës në një spital psikiatrik, mësues parashkollorë për Head Start, hulumtimin e taksave të pasurive për Departamentin e Taksave të Vermontit, regjistrimin e njerëzve për “triska për ushqim” – dhe zdrukthëtari.
Përvoja e tij e varfërisë dhe paqëndrueshmërisë financiare si një i ri ndihmuan në forcimin e vlerave socialiste të cilat kanë frymëzuar karrierën e tij politike.
Puna e tij e parë e qëndrueshme u raportua kur në një fitore spektakolare në vitin 1981, ai u zgjodh kryetar i Burlington, Vermont.
Kamala Harris
Puna e parë e Kamala Harris ishte të ndihmonte mamanë e saj studiuese për kancerin, duke pastruar mjetet shkencore.
Nëna e Harris ishte një shkencëtare që hulumtoi trajtimet për kancerin e gjirit dhe do i sillte vajzat e saj në laborator për të ndihmuar.
“Nëna ime kishte dy qëllime në jetën e saj – të rritë dy vajzat e saj dhe t’i japë fund kancerit të gjirit”, ka thënë Harris në një ngjarje të fundit mbi arsimin.
“Ajo na merrte në laborator me të – pas shkollës dhe fundjavave. Pak fakt i njohur … puna ime e parë ndonjëherë ishte pastrimi i disa ‘pipetave’”. (Një pipetë është një mjet laboratorik që përdoret zakonisht në kimi, biologji dhe ilaç për të transportuar një vëllim të matur të lëngjeve).
Ajo e ka vlerësuar nënën e saj si një frymëzim dhe njeriun me ndikim kryesor në jetën e saj.
Pas diplomimit, Harris punoi si prokurore dhe shpejt u ngrit për t’u bërë avokate e rrethit në Kaliforni. Ajo hyri në politikë me një kandidim të suksesshëm për Senatin e SHBA-së në vitin 2016.
Andrew Yang
Andrew Yang ka folur për mësimet e vështira që mësoi në punën e tij të parë – duke punuar si djalë që pastronte tavolinat në një restorant kinez.
“Unë isha një djalë që pastroja tavolinat në një restorant kinez si i ri. Kurrë nuk e harroj atë. Lavatriçja e nxehtë më dogji duart. Punëtorët e tjerë talleshin me mua sepse ata ishin mësuar me këtë, vite më parë”.
Yang ka punuar edhe si një sipërmarrës para se të nisë kandidimin për presidencën.
Amy Klobuchar
Amy Klobuchar gjeti një punë si një punëtore që ua dërgonte ushqimin klientëve te vetura e tyre.
Një studente e shkëlqyer, Klobuchar më vonë ka punuar si avokate e ndjekjes penale në shtetin e saj në Minnesota para se të bëhej avokate e Qarkut Hennepin në vitin 1998, duke mbikëqyrur ndjekjet penale në qarkun më të madh të Minnesotës.
Ajo u zgjodh në Senatin e SHBA-së në vitin 2006, dhe në prezantimin e saj për kandidate për presidente ka theksuar kredencialet e saj si një pragmatiste që i bën gjërat të ndodhin.
Cory Booker
Pasi u diplomua në kolegjin Ivy League në Yale, Cory Booker mori detyrën e tij të parë me një qendër të të drejtave të qytetit në New York.
Ai më vonë u transferua në një zonë të privuar në Newark, New Jersey, ku ai ndërtoi një karrierë si avokat, këshilltar i qytetit, kryetar bashkie dhe më pas senator.
Ai thotë se jeta në një lagje me të ardhura të ulëta ka “ndezur” misionin e tij politik.
“Ju nuk mund të jetoni në një komunitet si ky dhe të mos jetoni me një sens të urgjencës”, ka thënë Booker. “Dhe ky nuk është përjashtim në Amerikë. Ky është realiteti”.
Beto O’Rourke
Beto O’Rourke u tërhoq pas kolegjit dhe punoi për një kohë si dado për një familje në New York.
Ndërsa punonte duke u kujdesur dy fëmijët në Manhattan, ai jetonte në një dhomë të veçantë.
Ai kishte ambicie të bëhej muzikant.
Përfundimisht, ai u kthye në qytetin e tij të lindjes El Paso, filloi një biznes dhe u përfshi në politikën lokale. Ai u zgjodh kryetar në vitin 2005.
Ai humbi ngushtësisht zgjedhjet e Senatit të Teksasit kundër Ted Cruz në vitin 2018 dhe “bëri një ofertë” për presidencën.
Donald Trump
Detyra e parë e presidentit Donald Trump ishte marrja e shisheve të sodës boshe në një prej pronave të babait të tij për të fituar para.
Në një intervistë me Forbes në vitin 2006, kur Trump ishte ende më i njohur si një “yll spektaklesh” dhe bosi i pasurive të patundshme, ai tha se babai i tij, Fred Trump, e bëri atë të punonte për t’i mësuar vlerën e punës së palodhur.
“Unë shoqërova babanë tim në hapësirat e tij dhe do të mblidhja shishe sode me vëllanë për para. Këto ishin të ardhurat e mia të para. Më vonë, unë shkoja rreth e rrotull me mbledhësit e qirave për të parë se si funksiononte”, kishte rrëfyer Trump.
Trump vazhdoi të studiojë në Shkollën e Biznesit Wharton në Universitetin e Pennsylvania, dhe pas një qëndrimi të shkurtër në kompaninë e babait të tij, ai nisi firmën e pasurive të patundshme, e cila u shndërrua në një kompani multimiliardë dollarëshe dhe një “perandori e pronave”.
Trump pretendon se ai është më i miri për të siguruar prosperitetin ekonomik të Amerikës./tg