Presidenti francez Emmanuel Macron ka treguar arsyet pse qëndron kategorikisht kundër mbajtjes së shamisë së grave myslimane në Francë.
Në një vizitë që bëri në ishujt ekstra-territorial, ai tha se mbajtja e shamive te shërbyesit publik dhe në shkolla është çështje e tij pasi lodhet me laicizmin.
“Shamia në rrugë nuk është punë për mua, por, në shërbime publike, në shkolla dhe në edukimin e fëmijëve, shamia është punë e imja,” thotë Macron.
“Në disa rrethe, dikush e përdor shaminë si simbol i shkëputjes së tyre me republikën,” thotë ai.
Dy javë më parë, ligjvënësi francez i djathtë ekstrem Julien Odoul kishte kërkuar nga një grua muslimane që të hiqte shaminë gjatë një takimi shkollor, dhe e sulmoi verbalisht.
Në një letër të hapur për Macron të botuar në të përditshmen Le Monde javën e kaluar, 90 akademikë, regjisorë, aktorë dhe gazetarë i kanë kërkuar presidentit që të dënoj sulmin e Odoul kundër gruas muslimane. Deri tani, asnjë fjalë për këtë punë.
Pas incidentit, çështja ndezi diskutime dhe deklaratat në shënjestër të muslimanëve që janë duke marrë flakë. /tesheshi.com/