2.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

“Kostot e ndryshimeve klimatike nënvlerësohen nga ekonomistët”

Më të lexuarat

Efektet e ndryshimeve klimatike, të nënvlerësuara nga shkencëtarët, gjithashtu janë nënvlerësuar edhe nga ekonomistët që është edhe më keq se rasti i parë, thanë sot ekspertët.

Në një editorial për “The New York Times”, Naomi Oreskes, profesore e historisë së shkencës në Universitetin e Harvardit dhe Nicholas Stern, kryetar i Institutit të Kërkimeve Grantham për Ndryshimet Klimatike dhe Mjedisin, tha se ekonomistët kanë nënvlerësuar kostot e ndryshimeve klimatike.

Duke përmendur raportin e fundit nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, Instituti Potsdam për Kërkimin e Ndikimit të Klimës dhe Instituti i Tokës në Universitetin Columbia, ata thanë se ekonomistët dështuan pasi “udhëheqësit botërorë nuk e kuptojnë as madhësinë e rreziqeve të jetës dhe jetesës, as urgjencën e veprimit”.

“Ky është një problem sepse, siç theksohet në raport, këto ‘rreziqe të mbuluara’ mund të kenë ‘ndikime drastike dhe potencialisht katastrofike mbi qytetarët, komunitetet dhe kompanitë’, paralajmëruan ekspertët.

Ata thanë se mungesa e përvojës është një arsye tjetër për dështimin e vlerësimeve lidhur me kostot e ndryshimeve klimatike.

“Dioksidi i karbonit është në përqendrimin e tij më të lartë në atmosferë në tre milionë vjet. Nivelet e fundit që ishin kaq të larta, bota ishte rreth pesë gradë të Fahrenheit më e ngrohtë, njerëzit nuk kanë përvojë me kushte të tilla të motit”, thonë ata.

Sipas tyre, disa nga faktorët e mëdhenj të sistemit klimatik janë lënë në vlerësimet ekonomike të ndryshimeve klimatike, pasi një ndryshim i vogël mund të ndikojë në mënyrë shkatërruese për sistemin.

Lidhur me “efektet kaskaduese” si një problem tjetër, Oreskes dhe Stern thanë se efektet negative të ndryshimeve klimatike do të forcojnë njëra-tjetrën në mënyra të dëmshme përpara së të ndeshen me izolim, gjë që e bën të vështirë për t’u kuptuar.

“Për shembull, një humbje e papritur dhe e shpejtë e akullit në Grenlandë ose Antarktikun Perëndimor mund të çojë në ngritjen e madhe të nivelit të detit dhe stuhive, të cilat do të kontaminojnë furnizimin me ujë dhe do të shkatërrojnë qytetet bregdetare”, theksuan ata.

Të dy ekspertët rekomanduan të ndiqnin një rrugë të re për rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së gjelbër, në vend të hulumtimeve për të thelluar njohuritë e njerëzve mbi rreziqet.

“Nëse e bëjmë atë (duke ndjekur perspektivën e gjelbër), një përfundim i lumtur ende është i mundur. Por, nëse presim të jemi më të sigurtë, e vetmja gjë e sigurtë është se do të pendohemi”, paralajmëruan ata./AA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit