1.6 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Prokuroria Speciale heton qiradhënien e pompave të benzinës nga AKP-ja

Më të lexuarat

Prokuroria Speciale i ka nisur hetimet preliminare për tenderin e AKP-së për dhënien me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve, shkruan sot Koha Ditore.
Qiradhënia e 10 pikave është nisur në fillim të vitit 2014 dhe se ishte përfunduar me nënshkrim të kontratës në mes të AKP-së dhe kompanisë “IP Kos” në vlerë mujore prej 51 mijë e 700 eurosh, apo 620 mijë e 400 euro brenda një viti.
Por vlera e kësaj kontrate, siç ka raportuar “Koha Ditore”, ka qenë për 312 mijë euro më e ulët se ofertat më të larta të ardhura për marrjen me qira të 10 pikave të shitjes së karburanteve. AKP-ja i kishte bërë të papërgjegjshme të gjitha ofertat më të larta duke u vendosur kritere ofertuesve pas hapjes së ofertave, shkruan Koha Ditore.
Në Prokurorinë Speciale nuk japin shumë detaje për rezultatet e hetimit për këtë rast. Liridonë Kozmaqi – Hajdaraj, zëdhënëse në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ia ka konfirmuar gazetës se kanë nisur hetimet preliminare për këtë kontratë të AKP-së. /Telegrafi/
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit