18.9 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Nju Jork: tri familjeve muslimane u prishet pushimi

Më të lexuarat

Ajo që duhej të mbahej mend si një ditë e këndshme për tri familje muslimane, u shndërrua në kujtim tejet të keq për shkak të paragjykimeve të ulëta.

Familjet që jetonin në Nju Jork donin të niseshin si mos më mirë në një udhëtim me anijen NYC Ferry, por punonjësit e saj nuk i lejuan të hyjnë në bord për siç thanë ata “arsye sigurie”.

I gjithë dyshimi për këto “arsye sigurie” nisi pasi disa gra nga familjet në fjalë mbanin shami koke, dhe sjellja e pabazuar e përjashtimit të tyre u vërtetua kur në kontrollin e detajuar nuk u gjet asgjë e dyshimtë.

Megjithatë, udhëtimi u prish, dhe fëmijët e të tri familjeve po ndjeheshin si mos më keq nga diskriminimi që po u bëhej.

Atyre madje iu tha se “theksi i të folurit është shumë i rëndë”, duke aluduar në prejardhjen e tyre, një ankesë kjo me ngjyrime diskriminuese.

Pasi që gjithçka shkoi keq, menaxhmenti i NYC Ferry pranoi se punonjësit e angazhuar në rastin kishin vepruar në mënyrë arrogante dhe me jo profesionalizëm. Megjithatë, askush nuk u largua nga puna.

Të tria familjet, që janë miq mes vete, formuluan së bashku një ankesë që ia adresuan institucioneve të bashkisë së Nju Jorkut, por edhe grupeve për të drejtat e njeriut. Incidenti që nuk u shukat nga familjet e prekura, shkoi në veshin e kryetarit të Nju Jorkut, Bill de Blasio, i cili tha se ky është një ofendim ndaj familjeve në fjalë dhe ndaj njujorkezëve.

Siç mund të kuptohet nga vendosmëria e tyre, ata po kërkojnë dëmshpërblim për dëmin moral dhe emocional që u është shkaktuar. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit