V.B. është personi tjetër i arrestuar nga forcat speciale të Policisë së Kosovës gjatë aksionit të sotëm në veri të vendit.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se V.B. është djali i eprorit të lartë të policisë në veri, Zheljko Bojiq.
Sipas këtyre burimeve, ai është arrestuar në zyrat e autolarjes së tij në Rudare të Komunës së Zveqanit, ndërsa në posedim i janë gjetur një pistoletë dhe municion.
Ndryshe, KosovaPress-i kishte raportuar më herët se policia gjatë aksionit të sotëm në veri ka arrestuar edhe hetuesin policor Rade Basara, i cili dyshohet për fshehjen e provave gjatë hetimit të vrasjes së politikanit serb Oliver Ivanoviq.