Në Tajlandë janë gjetur fosile të dinozaurit që kishin dhëmbë të ngjashëm me ato të një peshkaqeni.
Gjatë studimit në Ban Saphan Hinu, është gjetur fosili i një lloji dinozauri të quajtur “Siamraptor suwati”, për të cilin shkencëtarët besojnë se ka jetuar para 113 milionë vitesh.
Paleontologu i Universitetit të Edinburgut, Steve Bursatte tha se specia e re e dinozaurëve me dhëmbë të mprehtë si ato të një peshkaqeni është specia më e rëndësishme e dinozaurit e zbuluar deri më tani në Tajlandë.
Paleontologët që kryen studimin theksuan se fosili “Siamraptor suwati” është ruajtur shumë mirë. Bëhet fjalë për një dinozaur nga lloji i mishngrënësve me këmbë të shkurtra të përparme dhe të gjatë.
Detajet e studimit u botuan në “PLOS One”./AA