-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Si ta pastroni shtëpinë shpejt?

Më të lexuarat

Eshtë shumë e vështirë që gratë të jenë në gjendje të kryejnë 100 përqind funksionin e tyre në rolin e nënës, të zonjës së shtëpisë, bashkëshortes.
Përderisa dita dhe nata janë vetëm 24 orë, gratë tentojnë që të lënë dicka në plan të dytë, si p.sh punët e shtëpisë.
 
Ka shumë cifte që zgjedhin ditën e shtunë, si ditën e pastrimit të shtëpisë dhe për ta kjo është një dramë, pasi gjysma e fundjavës duket sikur shkon kot.
 
A ka ndonjë zgjidhje? Jo të gjithë mund t’i lejojnë vetes për të marre dike me pagese qe ta ndihmoje me punët e shtëpisë. Ndaj do të ishte mirë që gjithkush të ndiqte një ritual të tillë:
 
Gjëja e parë është partnerët duhet të ndihmojnë njëri-tjetrin. Duhen ndarë detyrat. Ndajeni javën në pesë ditë, nga e hëna në të premten dhe një ditë të muajit caktojeni për të bërë punë më me detaje.
 
Për ta bërë më të lehtë pastrimin, eliminoni në shtëpi shumë objekte zbukurimi, por që janë të pavlefshme. Fundja tani është edhe në modë thjeshtësia. Duke qenë se në shtëpi ka pak objekte do të ketë më pak mundësi për grumbullimin e pluhurit.
 
Po ashtu ndajini punën e ndryshme për cdo ditë të javës. P.sh: Të hënën fshini pluhurat, të martën lani dyshemenë, të mërkurën lani rrobat, të enjten hekurosini ato, të premten lani me kujdes pajisjet e banjos.
 
Punët në kuzhinë nuk janë llogaritur, sepse mirë është që ambienti aty të pastrohet pas cdo vakti.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit