Thashethemet rreth pajisjeve të “Huawei” kanë befasuar, por ajo që më shumë ka befasuar në Kongresin në Barcelonë ishte ora e saj e parë e mençur. Ora “Huawei Watch” posedon “Android Wear”, ka një “touchscreen” prej 3.55 centimetra dhe vjen me monitor ku vërehen të rrahurat e zemrës suaj. Ora më vonë gjatë këtij viti do të jetë në dispozicion në Evropë, Azi dhe Amerikë, megjithëse data e saktë dhe informatat rreth çmimit ende nuk janë caktuar. Ora e mençur posedon një rezolucion prej 400×400 pikselë. Kur të lidhen me rrjet, njoftimet e pranuara në telefon po ashtu tregohen edhe në orën tuaj, përfshirë porositë e shkruara, thirrjet telefonike dhe postimet në “Facebook”, porositë elektronike dhe më shumë. Posedon procesor “Qualcomm 1.2GHz”, përfshirë 4GB memorie, RAM 512MB dhe “Bluetooth”./KosovaSot