Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Lista Serbe arriti fitoren më bindëse në historinë e saj me 98.07 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare në Kosovë dhe fitoi të gjitha 10 vendet në parlamentin e Kosovës.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, Vuçiq tha se ishte një mesazh nga serbët nga Kosova se ata ishin të fortë dhe do të jenë në gjendje të mbronin interesat e tyre në Kosovë.
Në të gjitha vendet, siç ka shtuar Vuçiq, Lista Serbe mori më shumë se 90 për qind të votave në zgjedhjet e sotme në Kosovë.
Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që Vetëvendosje e Albin Kurtit, të dalë fituese e zgjedhjeve në Kosovë, e cila gjë, siç ka thënë ai, nuk do të ishte gëzim për të, por që nëse kjo ndodhë, Beogradi do të negociojë me të si një përfaqësues legjitim i shqiptarëve dhe se këto do të jenë bisedime të vështira.
Presidenti serb gjithashtu vlerësoi sonte se populli serb në Kosovë, me fitoren e Listës Serbe, “tregoi pjekuri dhe dashuri të madhe për Serbinë, mbrojti veten kundër zhdukjes dhe mori përfaqësim të fortë politik, me të gjitha dhjetë vendet në parlamentin e Kosovës”. /tg