Kosova sot mban zgjedhjet parlamentare dhe do të vendosë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit.
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Britania nuk përkrah asnjë parti politike, por qytetarët dhe të drejtën e tyre për të votuar të lirë dhe pa kërcënime.
“Sot nuk jam në Prishtinë, dhe kjo është një mundësi e mirë për mua që të flas me njerëz për të drejtën e shprehjes së lirë. Shembulli më i mirë i kësaj është liria e juaj që nesër të zgjedhni lidershipin e Kosovës. Mbretëria e Bashkuar nuk përkrah asnjë parti politike ose kandidat; por ju përkrah juve dhe të drejtën tuaj për të votuar të lirë dhe pa kërcënime”, ka thëni ambasadori Abbott.
Ai ka ftuar qytetarët të dalin në zgjedhje, pasi ka thënë se vota e secilit prej tyre ka rëndësi dhe e bën ndryshimin.
“Është lehtë të jesh skeptik dhe cinik. Të mendoni që vota e juaj nuk ka rëndësi dhe nuk do të bëjë ndonjë ndryshim. Kjo nuk është e vërtetë, sepse në çdo demokraci, akti i votimit, i pjesëmarrjes, i zgjedhjes ose ndryshimit se kush do të ju udhëheq, ka rëndësi.
I inkurajoj të gjithë personat me të drejtë vote që të votojnë nesër, dhe ta bëjnë këtë me shpresë dhe kurajo”, ka shkruar ai në Facebook.