Seanca e radhës e Kuvendit ka zgjatur diçka më shumë se çerek ore.
Ajo është mbyllur shumë përpara se të nisë protesta.
“Mua tani më keni në zyrë,” u tha kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kolegëve demokratë.
Ashtu si në seancën e shkuar, edhe këtë herë demokratët kanë tentuar të bllokojnë punimet e Kuvendit.
Ligjvënësit e djathtë janë ngritur tek foltorja, duke zhurmuar.
“Të gjejmë rrugën që Ilir Meta të japë dorëheqjen,” tha Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani.
Ndërkohë kryetari, Ilir Meta ka vazhduar seancën dhe votimet, pavarësisht kësaj situate.
Gjatë seancës, Meta aludoi se protestuesit janë paguar dhjetë mijë lekë për të ardhur në protestë./Mapo