-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Protesta kundër masave shtrënguese në Belgjikë

Më të lexuarat

Mijëra protestues u mblodhën në Bruksel të mërkurën për të kundërshtuar masat shtrënguese dhe për t’i bërë presion qeverisë belge që të ndryshojë qëndrim mbi politikat fiskale, papunësinë dhe shërbimet publike.
Pjesëtarë të sindikatave të ndryshme u mblodhën që prej mesditës në sheshin kryesor të kryeqytetit për të kritikuar qeverinë e qendrës së djathtë për reformat e ndërmarra për rimëkëmbjen e ekonomisë.
 
“Për momentin, klasës punëtore i është krijuar përshtypja se është vënë në shënjestër nga të gjitha anët. Punëtorët nuk kanë më përfitime, nuk mund të pretendojnë më shumë të ardhura dhe gjithashtu paguajnë më shumë taksa”, tha sekretari i sindikatës “Transcom”, Luk Piens, transmeton OraNews.
 
Protestuesit njoftuan gjithashtu se tubime të ngjashme do të mbahen përgjatë marsit dhe prillit edhe në qytete të tjera të vendit. Që prej marrjes së pushtetit vitin e kaluar, qeveria belge është përballur me disa protesta pasi vendosi të rriste moshën e pensionit për të ulur shpenzimet në buxhetin publik me 8 miliardë euro deri në vitin 2018.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit