-3.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Polici e veçantë për arrestimin e të dyshuarve nga Specialja

Më të lexuarat

Arrestimet për rastet e Gjykatës Speciale do t’i kryejë një Polici e veçantë e cila do të krijohet bashkë me këtë gjykatë. E, Policia e Kosovës do ta asistojë këtë Polici në rastet kur një gjë e tillë i kërkohet.
Kështu ka thënë avokati Arianit Koci, që thotë të ketë parë projektligjin për Gjykatën Speciale, teksa ka folur në “Rubikon” të KTV-së.
 
Koci ka thënë se Gjykata Speciale do t’i hetojë 10 raste të ndryshme, derisa “të akuzuar për këto raste nuk do të jenë më shumë se 40 persona”. Sipas tij, Gjykata Speciale nuk ka asgjë kosovare përpos emërtimit.
 
“Është informatë e njohur që do të jenë 10 raste. Sipas informacioneve që kam nuk, do të jenë mbi 40 persona të akuzuar. Të akuzuarit do të jenë ekskluzivisht shqiptarë se, nëse themi kosovarë, në Kosovë ka edhe minoritete”, tha Koci.
 
Gazetari i “Kohës Ditore”, Vehbi Kajtazi, ka thënë se Gjykata Speciale mund të rihapë raste të cilat janë trajtuar më parë. Ndërsa, Koci ka shtuar se nuk e sheh si pengesë Kushtetuesen aty ku Kryesia e Kuvendit vendosi të dërgojë miratimin e amendametenve që i hapin rrugë themelimit të kësaj Gjykate. Sipas tij, problemi mund të jetë në Kuvendin e Kosovës.
 
Problemin për vota në Kuvend e sheh edhe gazetari Arben Ahmeti.
 
Gjykata Speciale do të kushtojë 300-400 milionë euro dhe do të ketë mandat katervjeçar me mundësi rishikimi të kësaj kohe. 
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit