-1.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Princi saudit paralajmëron: Ndaloni Iranin ose ekonomia gobale do shkatërrohet

Më të lexuarat

Princi i kurorës së Arabisë Saudite ka paralajmëruar se çmimet e naftës mund të rriten me shifra të paimagjinueshme nëse bota nuk vepron për të penguar Iranin.

Mohamed bin Salman tha se një luftë midis Arabisë Saudite dhe Iranit do të shkatërronte ekonominë globale.

“Nëse bota nuk ndërmerr veprime të forta dhe të vendosura për të penguar Iranin, do shohim përshkallëzime të mëtejshme që do të kërcënojnë interesat botërore,”-tha princi i kurorës. “Furnizimet do të ndërpriten dhe çmimet e naftës do të rriten në një numër të paimagjinueshëm që nuk kemi parë asnjëherë.”

Deklarata e tij erdhi pas një sulmi në dy rafineritë e mëdha të naftës në Arabinë Saudite dy javë më parë, për të cilën është fajësuar Teheranin. Ndërkohë Irani ka mohuar çdo përfshirje në ngjarje.

Duke folur për CBS News, ai gjithashtu pranoi disa përgjegjësi për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Por mohoi se ka urdhëruar personalisht vrasjen e tij.

Princi, i cili konsiderohet sundimtari de-fakto i Arabisë Saudite, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e Khashoggi, një gazetar saudit kritik ndaj qeverisë së Rijadit.

Gazetari u vra në konsullatën e Arabisë Saudite në Turqi më 2 tetor 2018.

“Kam marrë përgjegjësi të plotë si udhëheqës i Arabisë Saudite, veçanërisht pasi vrasja u krye nga individë që punojnë për qeverinë Saudite,”-tha ai.

Sidoqoftë, e mohoi që ka urdhëruar vrasjen e Khashoggi drejtpërdrejt, ose të kishte dijeni për ngjarjen në atë kohë.

Të paktën 11 persona janë arrestuar për vrasjen e gazetarit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit