Arabia Saudite nga e shtuna do të fillojë aktivizimin e vizave të reja turistike për 49 vende, transmeton Anadolu Agency (AA).
Mediat lokale raportuan se Komisioni saudit i Turizmit ka filluar me trajnimin e stafit për lëshimin e vizave të reja.
Në fillim, viza turistike do të jetë e disponueshme për dhjetëra vende, përfshirë SHBA-të, Mbretërinë e Bashkuar, Japoninë, Malajzinë, Kinën, Singaporin dhe të tjera.
“Viza turistike do të lëshohet pavarësisht fesë së aplikuesit ndërsa kohëzgjatja e qëndrimit mund të jetë deri në 90 ditë”, raportuan medial lokale, duke theksuar se nuk do të jetë në dispozicion për aplikantët jo-muslimanë që planifikojnë të vizitojnë qytetin e Mekës dhe Medinës.
Ahmad Al-Khateb, kreu i Komsionit Saudit për Turizmin dhe Trashëgimisë Kombëtare, tha se Mbretëria do të heq “rregullat e rrepta” në lidhje me veshjen e grave të huaja që vizitojnë Mbretërinë, megjithëse “ata do të udhëzohen të veshin rroba modeste”.
Arabia Saudite synon të ndryshojë burimet e saj ekonomike duke inicuar forma të reja të burimeve të turizmit, si dhe synon si objektiv turistët e huaj në përputhje me “vlerat dhe trashëgiminë e saj të mikpritjes”.
“Hapja e Arabisë Saudite për turizëm është një moment i rëndësishëm historik në zbatimin e Vizionit 2030 të Princit të Kurorës, Mohamed bin Salman, i cili kërkon të diversifikojë ekonominë e vendit dhe të reduktojë varësinë e vendit nga nafta”, tha Al-Khateeb.