9.7 C
Pristina
Friday, November 22, 2024

Shkatërrohet banda e trafikimit të bebeve, arrestohen 12 persona

Më të lexuarat

Një bandë e mirorganizuar që paguante gra shtatzëna të varfra bullgare për të lindur fëmijë për adoptim, është çmontuar nga policia greke. Nënat biologjike paguheshin deri 5 mijë euro për lindje, ndërsa rrjeti mendohet se kryesohej nga një shtetas grek dhe një mjeke gjeorgjiane.

Policia greke ka shkatërruar një rrjet të mirorganizuar që shiste foshnja për adoptim ose embrione njerëzore të grave nga shtresa të pambrojtura sociale.

Operacioni i kryer në bashkëpunim me Interpolin përfundoi me prangosjen e 12 personave dhe procedimin penal të 44 të tjerëve.

Prokurorët thanë se banda funksiononte prej vitit 2016 dhe përfshinte në radhët e saj punonjës të klinikave private, një avokat grek dhe një obstetër-gjinekologe gjeorgjiane, që mendohet se janë krerët e bandës.

Autorët shfrytëzonin gra shtatzëna me origjinë bullgare të cilat, kundrejt pagesës prej 4 deri 5 mijë euro, të lindnin në Selanik dhe t’ua shisnin foshnjat e tyre çifteve të huaja.

Adoptimi i fëmijëve në total kushtonte deri 25 mijë euro, por shuma ndahej mes nënës biologjike, spitalit, ndërmjetësve apo anëtarëve të grupit kriminal.

Përpos grave të minoritetit rom në Selanik, shfrytëzoheshin edhe vajza nga Gjeorgjia dhe Rusia.

Ato u nënshtroheshin trajtimeve për dhurimin ose shtimin e numrit të vezoreve të tyre në këmbim të shumës deri 1,500 euro.

Rrjeti u zbulua në muajin mars, kur një grua shtatzënë 30-vjeçare u shtrua në një klinikë private në Selanik me probleme me shëndetin.

Dy javë më vonë, një qytetare që fliste greqisht por me theks të huaj telefonoi klinikën duke pretenduar se foshnja e gruas së shtruar do të shitej, ndaj nuk i duhej besuar nënës biologjike.

Telefonata mobilizoi spitalin dhe prokurorinë e vendit.

Mendohet se në tri vitet e fundit grupi kishte përfituar mbi 500 mijë euro nga adoptimet e paligjshme.

Prokuroria ka njoftuar se prindërit adoptues nuk do të hetohen dhe as nuk rrezikojnë të humbasin fëmijët e tyre. /ON/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit