4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Xhandarë e kriminelë të Serbisë, bashkë në Mitrovicë

Më të lexuarat

Xhandarë e kriminelë nga Serbia kanë marrë pjesë në protestën e ish-punëtorëve të MUP-it serb, e cila u mbajt dy ditë më parë afër stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.
Gjatë kësaj proteste, pjesëtarët e MUP-it të cilët kanë mbetur pa u integruar në institucionet e Kosovës, kërkuan që menjëherë të bëhet integrimi i tyre në Policinë e Kosovës, ndërsa për ata që nuk mund të integrohen, t’u mundësohet kthimi në MUP-in serb.
 
Në foton e realizuar nga KosovaPress, shihet Millan Radojçiq (me duar në xhepa), në shoqëri me drejtorin e konvikteve për studentë në veri të vendit, Jovo Popoviq.
 
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se kundër Millan Radojçiqit janë ngritur 21 aktakuza vetëm për vjedhje të automjeteve luksoze, si dhe 91 aktakuza për vepra tjera të rënda penale.
 
“Më shumë se 10 herë është gjykuar në Serbi, ndërsa në burg ka kaluar rreth 15 vite të jetës së tij. Nga mesi i vitit 2007 ka ikur nga burgu i Sremska Mitrovicës (Serbi) dhe që nga atëherë ndodhet në liri”, kanë thënë burimet.
 
Ndërkaq, personi në anën e djathtë (pa flokë), është pjesëtar i xhandarmerisë serbe nga zona e qytetit të Nishit të Serbisë, i njohur me nofkën ‘Pigi’.
 
Sipas burimeve të njëjta, ‘Pigi’ është njëherësh shef i sigurimit të afërt të kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, ndërsa në protestën e së hënës ka qenë i shoqëruar edhe nga disa kolegë të tij nga Serbia.
 
Në foto po ashtu shihet automjeti i tyre Wolkswagen Golf IV me ngjyrë të zezë, me të cilin personat e lartpërmendur lëvizin shpesh në territorin e Kosovës./Telegrafi
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit